Flash News

Ditari i Opozitës

Vijojnë akuzat/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumente: Prona ku po ndërton shtëpi bashkia i përket qytetarit që jeton në vilë

Vijojnë akuzat/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumente: Prona ku po

Vijojnë akuzat e ndërsjella mes Partisë Demokratike dhe bashkisë së Tiranës, lidhur me rindërtimin në Tiranë.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar dokumentet e pronësisë që vërtetojnë se prona ku po ndërton shtëpi bashkia është e Lulzim Agës, person që jeton në vilë në Vishaj.

Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës.

Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga. (link video)

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/791265608331818

Dokumentet e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.

Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentet e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtëpinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.

Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronësia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga.

Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet: Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij”, shkruan Zhupa.

Vijojnë akuzat/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumente: Prona ku poVijojnë akuzat/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumente: Prona ku poVijojnë akuzat/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumente: Prona ku po

 

Të fundit