Flash News

Ditari i Opozitës

Vijon "saga e hakmarrjes", Basha kërkon largimin e mbështetësve të Berishës nga Komisionet Parlamentare

Vijon "saga e hakmarrjes", Basha kërkon largimin e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend kërkesën për largimin nga Komisionit Parlamentare të deputetëve që kanë dalë në mbështetje të Sali Berishës.

Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka (Komisioni i Sigurisë), Albana Vokshin (Kryetare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë), Oerd Bylybashin (Komisioni i Ligjeve) dhe Belind Këlliçin (Komisioni i Integrimit). Nuk dihen ende emrat e deputetëve që do t'i zëvendësojnë deputetët e mësipërm. 

Pasi u shkarkua nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Basha nisi lëvizjet në selinë blu. Ai miratoi rezuolutën e mosnjohjes së vendimeve të Kuvendit të thirrur nga Berisha. Gjithashtu shkarkoi nga Kryesia dhe Sekretariatet demokratët që kanë dalë në krah të Berishës.

Të fundit