Flash News

Ditari i Opozitës

Vila 760 mijë euro në Lalz, Bardhi: Personi që e ka rri nga mëngjesi deri në darkë me Olsi Ramën

Vila 760 mijë euro në Lalz, Bardhi: Personi që e ka rri nga

Gazment Bardhi ka lëshuar të tjera deklarata lidhur me vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, që sipas tij e zotëron një deputet që është përfaqësues i Grupit të Rithemelimit.

I ftuar në Radarin Informativ në Abc, Bardhi hezitoi të thotë emra, por theksoi se sipas tij pronari i vilës rri me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.

“S’kemi pse etiketojmë çdokënd  si i shitur dhe i blerë. Demokratët ta shohin kush rri me Olsi Ramën. Ju e dini që unë s’kam bërë kurrë asnjë akuzë që s’e kam provuar.

Ky është diskutim që nëse do duhet të bëhet, të bëhet në ambientet e partisë demokratike. Kush do të vijë atje dhe ta pranojë.

Çoni një kamera atje dhe pyesni banorët se kush banon në këtë vilë. I njëjti që ka këtë vilë rri me Olsi Ramën, nga mëngjesi deri në darkë. Ju mund të vërtetoni se kush është poseduesi i kësaj vile. Kjo s’është çështje emrash. Ka dhe të tjerë po nuk është ky thelbi i diskutimit”, tha Bardhi.

 

Të fundit