Flash News

Ditari i Opozitës

Vila e ish-diktatorit, Bardhi -Ballës: U desh një protestë për të ditur çfarë qokash bën Rama me pronat publike

Vila e ish-diktatorit, Bardhi -Ballës: U desh një protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka replikuar në seancën plenare ndaj deklaratave të përfaqësuesit të mazhorancës Taulant Balla, lidhur me sulmin ndaj vilës së Enver Hoxhës nga protestuesit e opozitës në 28 shkurt. 

Bardhi deklaroi se nuk kishin dijeni që vila i është lënë të menaxhohet një fondacioni francez, duke thënë se u desh protesta e 28 shkurtit që të zbulohej se çfarë qokash bën kryeministri me pronën publike.

“Meqë kërkoi që të distancohen nga dhuna, po ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar, ne distancohemi nga çdo normalizim i një situate që po e çon Shqipërinë shumë hapa pas. Të vish në foltore të marrësh fjali të kreut të komisionit të jashtëm të PE dhe të injorosh një fjalim ku i kërkohet kësaj mazhorance të distancohet nga korrupsioni i Ballukut dhe të mos vonojë heqjen e imunitetit dhe përballjen e saj me drejtësinë, duhet të kesh parasysh që ne nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve.

Fakti që një pronë publike i është kaluar për menaxhim një fondacioni francez u desh protesta e datës 28 që ta mësonim ne dhe shqiptarët”, iu përgjigj Bardhi-Ballës.

Të fundit