Flash News

Ditari i Opozitës

Vilma Nushi paraqitet në SPAK, Vokshi: Ka financuar Ramën për të marrë pushtetin

Vilma Nushi paraqitet në SPAK, Vokshi: Ka financuar Ramën për

Vilma Nushi është paraqitur sot në SPAK në seancën e pajtimit me deputeten Albana Vokshi, pas hetimeve për koncesionet në Shëndetësi.

Gjykata e Posaçme e shkallës së Parë nuk ka dhënë asnjë vendim.

Vokshi tha se në gjykatë përballë nuk ka një biznesmene, por Ramën që sipas saj, i ka dhënë Nushit koncensionin prej 120 milionë euro.

“Unë nuk kam përballë një biznesmen, nuk kam përballë një sipërmarrëse, e kam theksuar edhe herë tjetër. Nuk kam të bëj me biznesmenët që fitojnë në mënyrë të ndershme, por do vazhdoj të denoncoj në të gjitha hapësirat e mia publike, çdo abuzim, korrupsion dhe sidomos kur kanë të bëjnë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ekuacioni është shumë i thjeshtë, pra Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin.

Me të ardhur në pushtet, Edi Rama i dha koncesionin e CHECK-UP  për Vilma Nushin, të planifikuar për 120 milionë euro. Drejtpërdrejt në lidhje me koncesionin e CHECK-UP, i dha edhe shumë tendera të tjerë. Vilma Nushi ka marrë një koncension prej 120 milionë euro. Nushi është paguar në shkelje të ligjit për më shumë se 20 milionë euro. Edi Rama nuk pranoi që Vilma Nushi të paraqitej në komision”, tha Vokshi.

Të fundit