Flash News

Ditari i Opozitës

“Vishni kapelet, bashkohuni me ne”, kongresmenia republikane organizon protestë kundër “persekutimit politik” të Trump

“Vishni kapelet, bashkohuni me ne”, kongresmenia republikane

Një kongresmene republikane ka organizuar një protestë kundër “persekutimit politik” të ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump përballë gjykatës ku ai po paraqitet.

Marjorie Taylor Greene që është një mbështetëse e shquar e Trump, ka bërë thirrje njerëzve të mblidhen në Parkun Collect Pond në Manhattan këtë pasdite.

“Vishni kapelet tuaja MAGA dhe bashkohuni me ne”, tha ajo, duke iu referuar kapelave që mbajnë shumë fansa të Trumpit që shfaqin sloganin e tij popullor të fushatës presidenciale të vitit 2016, “Make America Great Again”.

Aktivisti politik i së djathtës, Jack Posobiec dhe prezantuesi i podcast-it Graham Allen gjithashtu do të marrin pjesë në tubim. “Bashkohuni me ne në protestën paqësore për sulmin e urryer të Alvin Bragg ndaj Presidentit Donald J. Trump”, bëjnë thirrje ata.

Donald Trump pritet të përballet me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri në Manhatan javën e kaluar.

 

 

Të fundit