Flash News

Ditari i Opozitës

Viti i ri akademik, Gjekmarkaj: Qeveria ia la topin te dera universiteteve, studentët në mëshirë të fatit

Viti i ri akademik, Gjekmarkaj: Qeveria ia la topin te dera universiteteve,

Kryetari i Komisionit të Medias dhe Edukimit Agron Gjekmarkaj thotë se paqartësia dhe kaosi dominuan ditën e parë të vitit akademik.

Teksa akuzon qeverinë për mungesë masash dhe investimesh, ai thotë se sot univeristetet hapën dyert, por nuk plotësojnë kushtet.

Gjemarkaj shton se univeristetet s'kanë mundësi për të sigruar distancën fizike, testet e shpejta dhe personel për të kontrolluar çertifikatat e vaksinimit.

"Universitet shqiptare hapin dyert pa asnjë mundesi  masash sigurie dhe kjo jo për fajin e Universiteteve të cilave Qeveria Rama në tetë vjet u ka ofruar shumë trysni e preson, kapje e propagndë por zero investime. Sot Universitetet s'kanë hapesira alternative për të krijuar distanca sigurie, s'kanë personel për të kontrolluar çertifikatat e vaksinimit,  s'ka teste të shpejta!

Dita e parë deshtoi në çdo qelize në këto perpjekje! Rojet tek dera nuk mund ta marrin këtë pergjeqesi e s'kanë mundesi në asnjë pikpamje ta bëjnë këtë! Pedagoget po njesoj nuk mund të shnderrohen në personel policor e mjeksor!"-thuhet në reagimin e Gjekmarkajt.

Sipas këtij të fundit, qeveria "ia la topin dera" universiteteve. Gjekmarkaj shton se përgjegjësinë për menazhimin e situatës do ta kenë univeristetet, pasi qeveria nuk prezantoi asnjë strategji.

"Qeveria topin ja lë ke dera Universiteteve, pergjeqesinë krejt mbi ta ! Nderkohë që nuk prezantoi asnjë strategji si do të menaxhohej situata apo si do të realizohej vaksinimi efikas i studentve!

Studentet ngjeshen me njëri tjetrin në salla të vogla , pa maska e pa gjë tjeter në meshirë të fatit! Ata vertet janë të gezuar që kthehen aty por do duhej që ky gezim të mbrohej, jeta e tyre dhe e pedagove po kaq dhe atë nuk mund ta mbrojnë fakultetet apo Universitetet të vëna perballë faktit të kryer", shton Gjekmarkaj.

Të fundit