Flash News

Ditari i Opozitës

Viti i ri shkollor, deputetja e PL: Librat janë të përdorur dhe jo të rinj. Propagandë, asgjë s'ka ndryshuar

Viti i ri shkollor, deputetja e PL: Librat janë të përdorur dhe

Deputetja e PL, Erias Xhixho ka denoncuar se librat për nxënësit e 9-vjeçares janë të përdorur dhe jo të rinj siç pretendon ministrija e Arsimit,  Ogerta Manastirliu.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar.

Xhixho: E vërteta është që librat janë TË PËRDORUR dhe JO të rinj. Mijëra nxënës në gjithë Shqipërinë do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste të vjetra. Përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar.

Librat falas janë të papërdorshëm, çka i detyron prindërit të blejnë tekste të reja nga e para. Pajisja me tekste të reja falas e 238 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe. Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, edhe ato me mungesa, ndërkohë nga klasa e IV-IX janë të përdorur dhe jashtë funksioni që e bëjnë të pamundur që fëmijët të punojnë me to.

Partia e Lirisë ka kërkuar prej kohësh pajisjen me tekste falas të rinj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar deri në klasën IX, por një qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, zgjedh të mashtrojë sepse paratë i duhen për skemat korruptive si inceneratorët.

Të fundit