Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Blinken, Berisha: Për herë të parë, një sekretar shteti takoi vetëm përfaqësuesit e një partie

Vizita e Blinken, Berisha: Për herë të parë, një

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sërish vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken sot në Tiranë.

Duke folur nga dritarja e banesës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie.  

Berisha: Të dashur miq, sot në Shqipëri erdhi kryediplomati i SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.

Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar.

Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.

E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë.

Të fundit