Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Blinken, reagon Meta: Aleanca me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Vizita e Blinken, reagon Meta: Aleanca me SHBA, themelore për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një reagim në rrjetet sociale Meta ka theksuar se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor.

“Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”, shkruan Meta.

Të fundit