Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Cameron/ Paloka: Shqipëria është kthyer në “Tortugën” e krimit ndërkombëtar

Vizita e Cameron/ Paloka: Shqipëria është kthyer në

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit se Sekretari i Shteti për Çështjet e Jashtme nw Britani, Cameron do të vizitojë Shqipërinë.

Paloka thekson se Cameron do të ngre problemet që shqetësojnë Britaninë e Madhe lidhur me emigracionin e paligjshëm, korrupsionin por dhe eksportin e krimit nga Shqipëria.

“Qesharake e te neveritshem pa asnje limit…

Cameron vjen ne Shqiperi per te ngritur problemet qe shqetesojne sot Britanine lidhur me emigracionin e paligjshem , korrupsionin, po sidomos me exportin e krimit nga Shqiperia.

 Tanime eshte e qarte per kedo se krimi ka bazen e tij ne Shqiperine e qeverisur nga Rama nga ku shperndahet ne gjithe Evropen e mbare globin. Shqiperia e Rames eshte kthyer ne Tortugen e krimit nderkombetar!

Pikerisht per kete vjen ne Shqiperi Cameron dhe kete e kishte bere te qarte dhe per “Daily Mail” e mediat britanike pak dite me pare, kurse kllounet qe jane mesuar te blejne “mbeshtetje nderkombetare” duke shitur interesat e shqiptareve, mendojne se duke i vendosur portretin tek Universiteti, do i bejne qejfin mikut aq sa per te ndryshuar dhe qellimin e vizites.

Te shpifur !”, shkruan Paloka teksa poston fotografine me poshte:

 

 

Vizita e Cameron/ Paloka: Shqipëria është kthyer në

Të fundit