Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Erdogan, Dashamir Shehi tregon me detaje: Kemi paguar goxha para për Turqinë

Vizita e Erdogan, Dashamir Shehi tregon me detaje: Kemi paguar goxha para

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Tiranë një ditë më parë.

Gjatë fjalës që mbajti në rubrikën "Java politike" në bashkëpunim me platformën ‘PO Për Shqipërinë’, Shehi tregon me detaje se si prezenca turke në politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është e tepruar.

Sipas Shehit, shqiptarët kanë paguar goxha para për Turqinë, prandaj sipas tij duhet të reflektojmë më ndershmërisht për këtë realitet ekonomik.

"Unë kam vite që e them hapur, e kam thënë dhe para disa viteve në parlament, se gjykoj që prezenca turke në politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është e tepruar. Dua t'i kujtoj shqiptarëve disa detaje, për ta bërë situatën më konkrete, për të treguar se Shqipëria jonë e vogël e ka dhënë të gjithë kontributin e nevojshëm në këtë lloj raporti.

Raporti është aq disproportional sa ne cdo vit kemi një bilanc tregtar me Turqinë, i cili minimalisht shkon rreth 50mio në favor të Turqisë. Imagjinoni në 30 vite? Ne blejmë 70mio në Turqi dhe shesim 20mio, ku 50mio të parave të shqiptarëve i shkojnë Turqisë.

E dyta, shumë sektorë strategjik në Shqipëri janë të dominuar nga turqit. Telekom, Banka Tregtare e cila është 40% e tregut, industritë minerare, industria energjitike, spitalet, sistemin arsimor e shumë sektorë të tjerë të biznesit në Shqipëri. Më duket se kemi paguar goxha para për Turqinë, prandaj duhet të reflektojmë më ndershmërisht për këtë realitet ekonomik." , thotë Shehi.

Të fundit