Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Erdogan, Zhupa: Dënoj censurën ndaj mediave shqiptare, nuk lejohen në Presidencë dhe Kryeministri

Vizita e Erdogan, Zhupa: Dënoj censurën ndaj mediave shqiptare, nuk

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dënuar censurën që po përdoret ndaj mediave shqiptare, gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se mediat ndërkombëtare janë lejuar të hyjnë në Presidencë dhe të raportojnë, kurse mediat shqiptare, kundër parimeve të transparencës dhe të drejtës për informim, nuk janë lejuar.

“Dënoj censurën dhe pengimin e kryerjes së misionit publik të informimit së medias shqiptare në transmetimin e vizitës së presidentit turk nga presidenca dhe kryeministria.

Nuk mund të fshihen në arsye sigurie sepse mediat e huaja kanë hyrë dhe raportojnë nga brenda institucioneve dhe mediat tona shqiptare nuk lejohen.

Kjo sjellje e instituciooneve është kundër parimeve të transparencës, të drejtës së informimit dhe aksesit të barabartë si dhe cënon lirinë e medias.

Pushteti do të tregoj me mediat e huaja se sa i hapur është, ndërkohë me mediat shqiptare që e njohin mirë Ramën dhe urdhërat e tij nxjerrin fytyrën e vërtetë të përjashtuesit dhe censuruesit”, shkruan Zhupa.

Të fundit