Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Escobar në Tiranë/ Sula: Data nuk është rastësore, Bumçi: Nuk erdhi të zgjidhë krizën në PD

Vizita e Escobar në Tiranë/ Sula: Data nuk është

Zyrtari i Lartë amerikan, Gabriel Escobar, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë vizitës së tij, Escobar zhvilloi një tur takimesh, të cilin e nisi me kreun e PD-së Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe e përfundoi me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit me kreun e demokratëve, Escobar e ftoi Bashën në Washington. Të ftuar në studion e "Frontline" në News 24, deputeti demokrat Dashnor Sula dhe ish-deputeti Aldo Bumçi, kanë komentuar vizitën dhe ftesën e zyrtarit amerikan për Bashën.

Për Dash Sulën, vizita e Escobarit është një më shumë një vizitë rutinë, që përkon edhe më Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

"Unë e shoh si një vizitë normale, në kuptimin që nuk ka qenë e sforcuar apo e domosdoshme për t’u realizuar. DASH e ka të përcaktuar axhendën e tij. Vizita përkon dhe me ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Para disa ditësh ishte në Mal të Zi. Si datë nuk është rastësore, por e qëllimshme. korrupsioni dhe problemi i ndëshkueshmërisë është përgjatë 30 viteve. në Shqipëri ka problematikë të madhe për problemin e pandëshkueshmërisë", tha Sula.

Aldo Bumçi e sheh po ashtu si një vizitë rutinë dhe ftesën ndaj Bashës diçka normale, që e klanë bërë edhe zyrtarë të tjerë amerikanë më parë. Bumçi shprehet se vizita e Bashës në Washington, nuk do t'i  sigurojë atij vota.

"Kjo vizitë është normale dhe rutinë. Deklaratat e tij nuk sollën asgjë nga ato që kishin pritshmëri. Disa thanë; do shuhet foltorja. dhe nuk shkuam shumë larg. Votat në Shqipëri merren nga qytetarët shqiptarë. Kjo është prodhuar në shumë vite. Në 2016 në Shqipëri erdhi sekretari John Cery. Ai mund të mos e priste kryetarin e opozitës, por e priti si zyrtar. Një takim i plot me gjithçka. Pas disa muajsh zoti Basha ftohet në Uashington, e shoqëronin një grup deputetësh. bën një vizitë shumë të mirë që u tha se zotit Rama në opozitë nuk i kishin bërë një pritje të tillë. Por a u ndalua modeli i Dibrës? Vjedhja e zgjedhjeve atje. Nuk ndodh që një vizitë këtu apo në Uashington, do të sigurojë vota! Në pozicion të Escobar ka qenë zoti Palmer. Vizita e tij nuk është për të zgjidhur krizën në PD atë do e zgjidhin demokratët. Këto janë vizita normale rutinë. Zoti Basha është sot kryetar i PD-së. Ai priti zotin Escobar siç priti Palmer. Zoti Basha ka takuar dhe ka pritur në zyrën e tij shumë zyrtarë të lartë shteti. Asnjë nga këto nuk i sollën fitoren PD-së. Lufta kundër korrupsionit është ndaj zotit Rama dhe jo ndaj zotit Berisha", u shpreh Bumçi.

Të fundit