Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Vizita e ministrit Dendias, PDIU thirrje për protestë: Nuk ka fokus çështjet që shqetësojnë shqiptarët, çon përpara axhendën greke
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet së bashku me Shoqatën patriotike “Çamëria” do të zhvillojnë të martën, në orën 11:00, një tubim para Ministrisë së Jashtme. Kjo përkon me vizitën e ministrit të jashtëm të Greqisë në Tiranë, Nikos Dendias. Çështja çame, heqja e ligjit të luftës dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në ujërat shqiptare, sipas PDIU, nuk do të jenë pjesë e axhendës së diskutimit. PDIU thotë se kjo vizitë nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. Në këto kushte, PDIU i bën thirrje gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e tubimit paqësor.
Deklarata e plotë:
“Mos prek Shqipërinë!”
“Mos harro Çamërinë!”
Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:
Çështjen Çame.
Heqjen e ligjit të luftës.
12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.
I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.
I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:
Zgjidhjen çështjes çame.
Heqjen e ligjit të luftës.
Marrëveshjen e detit.
Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.
Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.
Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur
Nesër ora 11:00
Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.