Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Ramës në Athinë, Berisha publikon denoncimin: Do takohet me administratën e tij

Vizita e Ramës në Athinë, Berisha publikon denoncimin: Do takohet

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me takimin që ka njoftuar se do të zhvillojë kryeministri Edi Rama në Greqi.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se Rama do të takohet me administratën e tij, ndryshe nga sa ka propaganduar kryeministri se do të takohet me diasporën shqiptare në Greqi.

Në denoncim, thuhet se Rama ka urdhëruar kryebashkiakët dhe drejtoritë arsimore të dërgojnë në Greqi të paktën 20 persona.

Postimi:

Rama në Athinë takohet me administratën e tij!

Lexoni informacioni e qytetarit dixhital!

Pershendetje Doktor!

Sapo u informova nga burim shume i sigurt se ne urdher te Edi Rames cdo kryetar bashkie dhe cdo drejtor i drejtorive arsimore, per cdo qark duhet te pergatise minimalisht nje liste me 20 persona per ti derguar ne Greqi ne takimin qe Edi Rama do te bej ne Athine.

Pervec kesaj ngarkohen kryetaret e bashkive dhe drejtoret per perballimin e shpenzimeve te udhetimit.

Doktor kjo gje eshte lehtesisht e verifikueshme edhe pse do te perdoret hileja e udhetimeve kolektive gjoja per fundjave te organizuara nga institucione te ndryshme.

Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!

Të fundit