Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Ramës në Athinë, Meta: Shqiptarët në Greqi nuk kanë përfituar asgjë

Vizita e Ramës në Athinë, Meta: Shqiptarët në Greqi nuk

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi  vizitën e Ramës në Athinë. 

I ftuar në Fax News, ai u shpreh se në takimin me shqiptarët në Athinë më shumë ka pasur punonjës të administratës nga Shqipëria.

Ndër të tjera Meta u shpreh se ky takim i Ramës me shqiptarët në Athinë nuk do të shërbejë asgjë në dobi të qytetarëve.

“Takimi ishte tallava. Nëse shkon si kryetar i PS nuk shkon me charter ose deklaron që charteri ëhstë paguar nga PS.

Të gjithë kanë parë qindra autobusë,ka shkuar administrata. Ata që kanë vajtur, kanë shkuar se kanë thënë do këndojnë këngëtarët që ishin ftuar. Qytetarët shqiptarë nuk kanë përfituar asgjë nga takimi i Ramës në Athinë, sidomos qytetarët shqiptarë që jetojnë Greqi.

Edi Rama sa herë që ia kërkonte një vëlla më i madh, i acaronte marrëdhëniet me Greqinë pa nevojë sidomos në kohën e Tsiprias”, u shpreh Meta.

Të fundit