Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Salianji: Pasurim i traditës tonë pro-amerikane

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Salianji: Pasurim i traditës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Shqipëri.  

Në një postim , Salianji shkruan se kjo vizitë është mirë për jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët që ndodhen në rajon.

Ai shton se vizita e Blinkenit në Shqipëri ‘pasuron traditën tonë pro-amerikane, dhe e veçon Tiranën si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneritetit strategjik’.

Blinken, pasurim i traditês tonë pro-amerikane

Eshtë mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.
Duhet të jemi krenar për aleancen që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqerisë, i njerezve i kombit që ka rrokur në masë derrmuese vlerat perendimore.

Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhe të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.

Ka qënë lajm i mire për ne kur erdhi Colin Powell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vone, pavaresia e Kosovës.

Mberritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranen tonë si qender e rendesishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik.

Jam i bindur se këto marrëdhenie nuk duhen marre asnjeherë si të mireqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bejme në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyren ta ngremë Shqiperine në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë menyre ne tregohemi në të vertetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbeshtetjen e shtetit më të rendesishëm të globit.

Të fundit