Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita në Gjermani, Berisha: Është dhënë urdhër që mediat ta censurojnë

Vizita në Gjermani, Berisha: Është dhënë urdhër

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se mediat kombëtare kanë marrë urdhër që vizita e tij në Gjermani të censurohet.

Nga konferenca me gazetarët, në përgjigje të pyetjes së Politiko.al nëse vizita e tij do të trajtohet në media, Berisha tha se janë urdhëruar të mos e trajtojnë as si lajm.

"Urdhrin e kanë që ta censurojnë në maksimum. Tani a do e trajtojnë apo jo. Po urdhër kanë pasur që ajo të mos përbëjë asnjë lajm as për mediat kombëtare, që kontrollohen nga qeveria", tha Berisha.

Të fundit