Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita në Gjermani/ Paqe me SPAK? Si përgjigjet Berisha

Vizita në Gjermani/ Paqe me SPAK? Si përgjigjet Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij në Gjermani pas disa ditësh.

Duke folur në News 24, Berisha shprehet se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet.

'Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh", tha Berisha. 

I pyetur se a shënjon një moment paqeje midis tij dhe SPAK, Berisha tha se nuk ka asnjë motiv që të ndalohet të shkoje jashtë.   

"Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje", tha kryedemokrati. 

Kujtojmë se Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur. GJKKO ka vendosur për kreun demokrat masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për privatizimin e kompleksit Partizani, çështje ku u hetua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Të fundit