Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Vizitoi Salianjin në qeli, Berisha: Nuk kishte ngrohje, kjo është torturë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbardhi detaje nga vizita që zhvilloi sot në burgun e Fierit ku ndodhet ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
I pyetur se si ishin kushtet në të cilat ndodhet ish-deputeti, Berisha tha se Salianjin e pa të përkushtuar e në performancë punë duke lexuar e duke shkruar, por ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ngrohjes.
“Një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. I privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht. Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune.
Ai shkruante, lexonte, lexonte shkruante dhe informohej me sa mundej, me kufizimet që ka. Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është , është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”,-tha Berisha.