Flash News

Ditari i Opozitës

Vizitojnë Ukrainën, Harxhi: Ftesa për në Kiev ishte për Abazoviç, jo për Ramën

Vizitojnë Ukrainën, Harxhi: Ftesa për në Kiev ishte për

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Duke folur në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Harxhi u shpreh se e ftesa për në Kiev ishte për kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç dhe jo për Ramën. 

Nuk shikoj asnjë arsye pse Rama të vizitojë Ukrainën. Para pak javësh, kishte një fjalim të presidenti të Ukrainës, Volodomir Zelensky në parlamentin tonë dhe kërkoi 3 pika, mes tyre edhe mos pranimin e turistëve rusë në Shqipëri, gjatë këtij sezoni, meqenëse u ndryshua edhe regjimi i vizave.

Kërkoi edhe sanksione, që të jenë sa më të forta, por këto sanksione thyhen përditë nga ana e qeverisë shqiptare, sepse tragete, apo anija të mëdha me grurë, apo produkte të tjera, ankorohen në Durrës.

E shikon me një lloj hipokrizie.

Ftesa për në Kiev, nuk ishte për Edi Ramën, por për Dritan Abazoviç. Nuk dihet ende se si e ka siguruar këtë ftesë Dritan Abazoviç, por siç thotë një shprehje duket se ‘tenxherja ka gjetur kapakun”, - u shpreh Edith Harxhi.

Të fundit