Flash News

Ditari i Opozitës

“Vjedhin natën, ditën thërrasin ‘rroftë Amerika”, Berisha: SHBA nuk mbështet plaçkitësit

“Vjedhin natën, ditën thërrasin ‘rroftë

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje pro amerikane nga fjala që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas Berishës,  vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.

“Duhet të qëndrojmë në misionin tonë, të bindim shqiptarët se vendi bëhet nga ne. Kur të bindim se shpëtimi i vendit është shpëtimi i identitetit kombëtar, se destinacioni ynë nuk është Beogradi e Stambolli, por Brukseli.

Ky mision përmbushet kur të hedhim poshtë insinuatat sloganet e tyre që vjedhin natën dhe ditën thërrasin rroftë SHBA. Ky është qëndrimi më antiamerikan. SHBA është vend i vlerave të lirisë, rrezaton si avokate e lirisë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni ynë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha.”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit