Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhja e të dhënave TIMS, Noka: Rama-Balla fshihen prapa autorëve të vërtetë, do përdoren nga krimi

Vjedhja e të dhënave TIMS, Noka: Rama-Balla fshihen prapa

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave TIMS, i cili u shfaq dy ditët e fundit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Noka tha se Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka urdhëruar ka urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një hard disk të jashtëm, që mbahej personalisht nga ky person.

Noka tha se të dhënat e marra nga TIMS janë eksportuar në Qipro. Ai shton se këto të dhëna do të përdoren nga bandat e krimit për pazare droge e shantazhe.

“Këto të dhëna sekrete, sipas ekspertëve që njohin sistemin, përfshijnë të gjitha hyrjet dhe daljet e personave nga kufijtë e vendit, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Këtë urdhër te paligjshem gojor e ka kundershtuar menjeherë shefi i sektorit te sistemit Ardit Muço, i cili ka informuar eproret nga ministri te drejtori i Përgjithshëm i Policisë e poshtë. Por njoftimi i tij ka rënë në vesh të shurdhër, dhe Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë, njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”. Por sipas burimeve te mirëinformuara punonjësit janë nga kompania “Horizon”, me NIPT K52225004V, kanë eksportuar në Qipro databazen e të dhënave te sistemit TIMS. Procesi i eksportimit u bë në prani të Besjon Tanuzit, që ka një javë që me urdher të Taulant Ballës, në kundërshtim me ligjin, dhe pa certifikatë sigurie, ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kurse dergimi i të dhenave te mediat e qeverisë ka qëllime kriminale. Një gjë është e sigurtë, se ato do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS”, deklaroi Noka.

Të fundit