Flash News

Ditari i Opozitës

"Vjedhja me konçesionin e Butrintit", Zhupa: Nikolla nuk lejoi opozitën të flasë me urdhër të Edi Ramës

"Vjedhja me konçesionin e Butrintit", Zhupa: Nikolla nuk lejoi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kritikoi qëndrimin e kryeparlametares Lindita Nikolla , pasi nuk e kishte përfshirë në rend të ditës kërkesën e saj për interpelancë për deklaratat e pjesëtarit të fondacionit amerikano-Shqiptar Richard Hodges, për Butrintin. 

Sipas Zhupës, PS nuk e mbron dot tradhtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën.

“ Lindita Nikolla me verbëri politike ndjek porositë e shefit të saj dhe shkel ligjet e vendit.

Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarët se kë do vendosi Rama si ushtar të tij në qeveri. Sot parlamenti nuk mund të kishte çështje më të rëndësishme sesa të merrte shpjegimet e ministres së kulturës: Pse dhe si ka vendosur një antishqiptar në krye të Butrintit?

Refuzuan pa asnjë shpjegim interpelancën urgjente me Elva Margaritin për antishqiptarin Richard Hodges që sot i kanë dhënë Butrintin dhe nuk lejuan as fjalën për procedurë.

Nuk e mbroni dot tradhtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën”, deklaroi Zhupa.

Të fundit