Flash News

Ditari i Opozitës

"Vjedhja me tunelin e Llogarasë", Berisha: Rama firmosi në Ankara, kompania është shumë e afërt me Erdoganin

"Vjedhja me tunelin e Llogarasë", Berisha: Rama firmosi në

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama sërish se për projektin e tunelit të Llogarasë janë vjedhur 50 mln euro.

Nga protesta e zhvilluar poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama firmosi në Ankara sepse kompania është shumë e afërt me Erdoganin.  

Berisha: Burimi, strumbullari i dramës që po luhet mbi shqiptarët është Edi Rama, i cili ndërton rrugë me 30 milionë euro kilometri, me 20 milionë euro kilometri, me 25 milionë euro kilometri.
Ndërton rrugë duke vjedhur pra 80-90 përqind të parave që nevojiten për ndërtimin e tyre.
Është Edi Rama, ai që vodhi me një dorë me lubinë e tij Ballukun 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë.
Pasi bënë tenderin dhe njëra kompani paraqiti ofertën me 140 milionë, kompania tjetër me 190 milionë euro, tenderi iu dha kësaj të dytës.
Dhe e dyta, në kundërshtim me ligjet e këtij vendi, por në përputhje me xhepin dhe kontot e Edi Ramës, shpalli kompaninë e dytë nënkontraktor.
Të gjitha këto veprime u firmosën në Ankara për shkak se kompania turke ishte shumë e afërt me presidentin e Turisë, Rexhep Taip Erdogan.
Miqtë e mi, është bërë e zakonshme. Edi Rama të blejë influenca, të blejë fjalime, të blejë vizita, të blejë zyrtarë për t’i vërsulur kundër demokracisë shqiptare.
Nuk ka në histori një armik më të egër për demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve se Edi Rama.
Gjithçka si në një film shndërrohet, të gjitha këto vjedhje shndërrohen në parajsë për Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Shndërrohen në varfëri, mjerim, krim dhe votë.
Varfërim dhe mjerim për shqiptarët, krim dhe votë për Edi Ramën.

Të fundit