Flash News

Ditari i Opozitës

“Vjedhje e dhjetëfishtë”, Berisha: Sheshet në 61 qytete kushtuan 2.2 miliardë euro

“Vjedhje e dhjetëfishtë”, Berisha: Sheshet në 61

Kreu i PD Sali Berisha akuzon qeverinë se abuzon me fondet për punët publike.

Nga Mirdita, Berisha tha se qeveria në punët publike vjedh deri në 90% të investimit dhe për këtë mori shembull sheshet në 61 qytete.

“Specialistë të pavarur që e njohin mirë ekonominë dhe lapsin, kanë shkruar se kjo qeveri në punët publike vjedh deri në 90% të investimit, 70-80 % është e garantuar. Kjo qeveri ndërton rrugën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe kudo, rruga në fushë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ka manuale ndërtimi, nuk mund të vendosësh çmime që nuk ekzistojnë. Manualet e ndërtimit janë për çdo artikull. Këta 24 mln.

I përmend rrasat në sheshe. A e dini ju sa kanë kushtuar sheshet në 61 qytete, pllakat e gurit. Të gjitha të nxjerra, 2.2 miliardë euro. Të gjitha janë mundi dhe djersa juaj. Vjedhje e dhjetëfishtë.

Ndaj dhe a do rrimë ne në këtë mënyrë, të vjedhur dhe të ikim, apo do të përdorim votën në 14 maj për të ndryshuar, ti japim një krah Shqipërisë, vetes tonë dhe të ardhmes tonë. Pse ne të ikim nga varfëria në një kohë kur Shqipëria ka pasuritë me përrallore se çdo vend tjetër. Nuk ka vend me pasuritë e Shqipërisë", tha Berisha. 

  


 

 

Të fundit