Flash News

Ditari i Opozitës

"Vjedhje e përmasave të paimagjinueshme", Berisha: Nuk do njihet asnjë vendim i marrë nga Korporata e Investimeve

"Vjedhje e përmasave të paimagjinueshme", Berisha: Nuk do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se Korporata e Investimeve Shqiptare sipas tij është ndërtuar mbi bazën e një ligji antikushtetues. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo është një vjedhje e përmasave të paimagjinueshme.
Këto çështje janë ngritur edhe nga mediat në mënyrë të përsëritur.
Por ka një heshtje totale se çdo aferë korruptive e Edi Ramës nuk mund të hetohet në këtë vend.
Tani, jam këtu për të paralajmëruar Kokonën se në mënyrë absolute do mbajë përgjegjësinë më të rëndë për çdo metër katror tokë apo pronë tjetër që do ta trajtojë bazuar në vendimin e Edi Ramës për të vjedhur pronat dhe për të caktuar atë në krye të agjencisë.
Jam këtu për të deklaruar publikisht se asnjë përfitues nga vendimet antiligjore të kësaj agjencie të vjedhjes së pronave, nuk do njihet, por do ndëshkohet rreptë si bashkëvjedhje publike, private e pronës shtetërore.
Prona, në çdo vend ka rregullat, ligjet e menaxhimit, administrimit, shitjes, etj.
Në këtë vend, çdo vendim për tjetërsim të pronës publike, ligji i pronave ia kalon automatikisht atë privatit.
Kjo që ndodh është një grabitje, një plaçkitje e paimagjinueshme.
Garantoj pronarët se nuk do njihet asnjë vendim i marrë nga kjo agjenci dhe nga kjo zyrtare, e cila ka qenë asistente e Don Agaçios. Pasi bëri shkollën e Agaçios, u lartësua në drejtoreshë të kësaj korporate.
Është skandaloze, është unike, është jashtë çdo lloj koncepti.
Këtë mund ta kenë vetëm mbretëritë absolute, ku toka, deti, ajri janë pronë e mbretit.
Pas këtyre mbretërive, kush në botë një agjenci të tillë nuk e ngre. Ato, po, se kanë një ligj ata, ne e kemi pasur 500 vite atë ligj, që toka, ajri dhe ujërat janë pronë e perandorit.
E dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, gjë e paimagjinueshme.
Është akti më skandaloz i 32 viteve.

 

Të fundit