Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhje votash? Alimehmeti flet për primaret: Proces transparent dhe i qartë

Vjedhje votash? Alimehmeti flet për primaret: Proces transparent dhe i

Kandidati i primareve në PD për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se procesi i primareve është transparent.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Alimehmeti u shpreh se forcat e tjera politike po tentojnë të gjejnë një mangësi në proces. Doktori hodhi poshtë akuzat për manipulime votash duke nënvizuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.  

“Absolutisht që po. Ne tashmë kemi disa javë që jemi aktivisht në proces. Por përpara kësaj, duke qenë anëtar i këshillit Kombëtar, kam qenë aty kur janë miratuar të gjitha aktet me shumicë, debate e diskutime. Kjo është gjë e mirë të ketë diskutime.

Nuk ka asnjë gjë në këtë moment që të na bëjë të dyshojmë as të mendojmë se ka të tilla situata të veçanta. Ju e dini se sa shumë forcat e tjera politike, media, po i kërkojnë me lupë që ti gjejnë këto elemente dhe ju e shihni se de facto, nuk ka dalë asgjë askund, në Tiranë por dhe 60 bashkitë e tjera veç Tiranës.

Procesi është transparent, i qartë. I është bërë kërkesë qytetarëve të regjistrohen si simpatizantë, ka kohë edhe ditën e nesërme dhe njerëzit mund të regjistrohen.

Sa i takon këtij diskutimi nuk ja vlen as ti futesh se ke fituar primaret, nuk ke vende pune në dorë. Është e qartë fare. Jo, jo. Është shumë e thjeshtë se ne jemi pjesë e këtij komuniteteti.

Flisni, pyesni njerëzit dhe do ta shihni se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo çka është në këtë moment, janë disa oferta, për bashki të ndryshme. Për bashkinë e Tiranës janë 7 oferta, ku votuesit e djathtë do të kenë mundësi të zgjedhin një prej këtyre oferta për ta zgjedhur ai anëtar apo anëtare për zgjedhjet e 14 majit”, tha Alimehmeti.

 

Të fundit