Flash News

Ditari i Opozitës

"Vjen çdo dy apo tre javë ", Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

"Vjen çdo dy apo tre javë ", Berisha: Ftoj FBI-në

Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar sonte publikisht FBI-në që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri.

Duke folur në Euronews Albania, sipas tij Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?

Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës”,-tha Berisha.

Të fundit