"Vjen erë incenerator", Meta për kontrollin e BKH në banesën e Veliajt: SPAK-u me regji ngriti me dëshpërim në fluturim ‘Harabelin’
Politiko
6 Dhjetor 2024, 17:03
Presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me kontrollin e urdhëruar nga SPAK sot në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe pronave të familjarëve të tij.
Përmes nëj statusi në rrjetet sociale, ish presidenti Meta, e cilëson dirigjim, kontrollin në biznesin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa te ‘Harabeli’.
"SPAK-u me regji, ngriti sot me dëshpërim në fluturim “Harabelin”, që vjen erë incenerator, për t’i bërë hije procesit të desorosifikimit të drejtësisë, që sapo ka nisur.
Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë shqiptarët patriotë që sot u ngritën në këmbë, me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, për t’i dhënë fund drejtësisë me regji.
PA DREJTËSI NUK KA LIRI!", shkruan Meta.