Flash News

Ditari i Opozitës

Vjen me kartë anëtarësie por s'ka emrin në listë, a do votojë? Jemin Gjana tregon si do veprohet për zgjedhjen e kreut të PD

Vjen me kartë anëtarësie por s'ka emrin në listë,

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana sqaroi procedurën se si do të votohet në zgjedhjet e 13 qershorit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Ai ka sqaruar se çdo person që vjen me kartë anëtarësie, edhe nëse nuk e ka emrin në listë, do të lejohet të votojë, por do të futet me një listë shtesë.

“Nëse një anëtar do të paraqitet me një dokument anëtarësie, pavarësisht se nuk e ka emrin në listë, do të paraqitet duke patur edhe kartën e identitetit, do të dorëzojë një fotokopje të kartës së identitetit, do të votojë me këtë kartë anëtarësia, do të futet me një listë shtesë. Pra, do të votojë. Për Tiranën do ta kemi pak më të kontrolluar procesin, sepse degët e Tiranës, janë shumë pranë njëra tjetrës. Brenda një dege në Tiranë, qoftë edhe për ilaritet mund të votojë dy herë, se një që është në Kukës, nuk shkon të votojë edhe në Kukës edhe në Dibër. Ndaj do kërkojmë këtë kopje të kartë së identitetit”. -tha Gjana 

Ai sqaroi dhe procedurat për shpalljen e fituesi në zgjedhje, ku theksoi se pjesëmarrja nuk është kusht, ndërfsa shtoi se për rezultatin përfundimtar do të priten procesverbalët në të gjitha degët e PD-së.

”Pjesëmarrja nuk është kusht, fituesi shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme. Numërimin do ta bëjmë në 76 komisione që janë krijuar, besoj rezultatet e para do të fillojnë të dalin nga mesnata, por do të jenë rezultate të marra në mënyrë telefonike, jo rezultati përfundimtar. Për rezultatin përfundimtar do të presim procesverbalet në të gjitha degët e PD-së. Do të jetë numërim publik, në tavolinë do të jenë tre anëtarët e komisionit që janë përcaktuar nga kryesitë e degëve dhe 4 përfaqësuesit e kandidatëv, me qëllim që procesi të jetë i besueshëm. Pati shumë kandidatura këtë  dhe u përcaktuan 4. Pati një diskutim shumë të gjatë në kryesinë e PD dhe u gjykua të shkohet me 4 kandidatë si asnjëherë tjetër në historikun e PD, e madje në dijeninë time edhe të ndonjë partie tjetër në Shqipëri.” -tha Gjana.

Të fundit