Ditari i Opozitës

"Vjen Monika thotë e kam portofolin bosh, me kë tallet ajo?", Kryemadhi nxjerr videon: Sulm politik, gruaja nuk ishte në takim

"Vjen Monika thotë e kam portofolin bosh, me kë tallet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi një nga naftëtaret e Ballshit ka treguar për mediet se ditën që Kryemadhi shkoi për të parë nga afër gjendjen e tyre, u kishte thënë se edhe ajo e kishte portofolin bosh.  Kryemadhi e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, ndërsa ka publikuar një video të takimit, ku sipas saj punonjësja nuk ka qenë e pranishme. Ajo e ka cilësuar këtë një sulm politik.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t'u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

Ditari politik

Të fundit