Flash News

Ditari i Opozitës

Vjen reagimi i Berishës pas vetëdorëzimit të Salianjit në Drejtorinë e Policisë

Vjen reagimi i Berishës pas vetëdorëzimit të Salianjit

Gjatë fjalimit në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur përkrahjen e tij për deputetin Ervin Salianjin, duke e përshkruar atë si një qytetar të burgosur padrejtësisht në Europë, sepse guxoi të denoncojë krimin e organizuar, konkretisht vëllain e Xhafës, Geron Xhafën. S

ipas Berishës, ky rast tregon për lidhjet e ngushta të qeverisë me trafikun e drogës dhe përpjekjet për të shtypur opozitën, duke krahasuar Edi Ramën me babanë e tij, Kristaq Ramën, për aktet e dhunës politike.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.

 

Të fundit