Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Meta takim 'kokë më kokë' me Berishën në selinë blu

Zgjedhjet lokale, Meta takim 'kokë më kokë' me

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkuar paraditen e sotme në zyrë kryedemokratit Sali Berisha. Ish-presidenti ka qenë i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.

Ky është takimi i parë “kokë më kokë”, pasi Ilir Meta la detyrën e Kreut të Shtetit dhe mori drejtimin e një force opozitare. Por ata kanë deklaruar se kanë biseduar me njëri-tjetrin edhe më herët.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar apo prononcim nga dy opozitarët, mësohet se në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet vendore. Kujtojmë se Meta dhe aleatë të tjerë të së djathtës kanë kërkuar që të dalin me një kandidat të përbashkët.

Ndërsa Berisha është shprehur i gatshëm për negociata, por duke mos hequr dorë nga primaret. Ndoshta ky takim paralajmëron një marrëveshje mes palëve.

Burimet mediatike bëjnë me dije që Meta dhe Berisha kanë folur edhe për aksionin opozitar. PD dhe PL kanë shprehur edhe më herët dakordësi për aksionin e përbashkët opozitar për rrëzimin e qeverisë.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë takim është fiksuar një datë proteste, pasi si Meta dhe Berisha kanë bërë thirrje për demonstrate kundër qeverisë.

 

Të fundit