Flash News

Ditari i Opozitës

"Vjeshta do të jetë e nxehtë", paralajmëron ish-deputeti: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

"Vjeshta do të jetë e nxehtë", paralajmëron

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar një sezon vjeshte të tensionuar në politikë.

Maliqi tha se strukturat e PD dhe aleatët e saj do të mblidhen në ditët në vijim për të vendosur strategjinë.

Sipas tij, një nga opsionet e diskutuara është bojkotimi i parlamentit, por më e mundshme mbetet prania në Kuvend me një betejë të fortë politike.

“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen,” u shpreh ai i ftuar në News24. 

Një tjetër mundësi e paralajmëruar nga Maliqi është organizimi i protestave pa ndërprerje dhe madje edhe një grevë urie, duke e konsideruar këtë si mjetin kryesor të presionit ndaj qeverisë.

Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi,” tha ai.

Të fundit