Flash News

Ditari i Opozitës

VKM-ja për konfiskimin e objekteve pa leje, PD “zbërthen” skemën: Si do të përfitojnë blerësit preferecial të Ramës

VKM-ja për konfiskimin e objekteve pa leje, PD “zbërthen”

Partia Demokratike e kundërshton me arsyetimin se është në kundërshtim me ligjin, VKM-në e qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme. Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia argumentoi se pse ky vendim është i jashtëligjshëm.

“Në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale. 

Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje. Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore.

Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut. Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar", deklaroi ajo nga selia blu.

Sipas Mandias, qeveria e Edi Ramës synon të shpronësojë shqiptarët e thjeshtë, dhe lejon blerësit ‘preferencial’ ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar.

Teksa i bën thirrje SPAK të nisë hetimet në mënyrë urgjente për këtë çështje, sekretarja në PD thotë se selia blu nuk do ta lejojë zbatimin e këtij plani.

Të fundit