Flash News

Ditari i Opozitës

VKM-ja për legalizimin e kateve pa leje/ Bardhi: Do e çojmë në 'Kushtetuese', i hap rrugë ndërtimit të kullave

VKM-ja për legalizimin e kateve pa leje/ Bardhi: Do e çojmë

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka paralajmëruar se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese VKM-në për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë pa leje. Vendimi parashikon legalizimin e kateve pa leje, duke e blerë sipërfaqen, pasi shlyen gjobën.

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se ligji nuk vepron njëson mbi të gjithë qytetarët, duke evidentuar se disa shkojnë në burg për ndërtim pa leje, ndërsa njerëzit e afërt me qeverinë nuk preken.

Për këët ai solli si shembull, ndërtimin e 5 kateve pa leje në qendër të Tiranës nga firma “Kastrati sh.p.k.” Ai bëri me dije se i është drejtuar një sërë institucioneve për të kërkuar informacion.

“Në seancën plenare të datës 14 Korrik, me këtë foto në dorë, ju drejtova Qeverisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, me pyetjen: “Pse është i ndryshëm pronari i këtij ndërtimi, nga 3304 qytetarët e tjerë që kanë shkuar në burg për ndërtime pa leje këto 5 vitet e fundit? Pse ligji nuk është i barabartë për 3304 qytetarët e dënuar për ndërtim pa leje dhe pronarin e këtij ndërtimi dhe dhjetra ndërtimeve të tjera në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje?

Përgjigjia e kësaj pyetje e dhashë po vetë në atë seancë ku theksova se 3304 qytetarët që janë dënuar për ndërtim pa leje këto 5 vjet nuk janë pjesë e oborrit të Kryeministrit, nuk ndajnë para më të, nuk kanë mbrotjen e Kryeministrit.

Nëse je pjesë e oborrit të Edi Ramës, nëse ndan parë me të apo ministrat e tij, nëse ke mbrojtjen e tij, institucionet dhe drejtësia ulin kokën, mbyllin sytë dhe nuk shikojnë. Nëse je pjesë e oborrit të Kryeministrit mund të ndërtosh, jo një murë apo cati të shtëpisë tënde, por plot 5 kate pa leje, në mes të Tiranës, me vlerë tregu 30 milionë euro, dhe të gjitha institucionet ulin kokën, nuk shikojnë, nuk veprojmë, por përkundrazi përfshihen të gjitha në garë kush të shërbejë më parë për të fshehur shkeljen e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Ky i fundit renditi arsyet se pse kjo VKM bie ndesh me Kushtetutën.

-Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji;

- Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend;

- Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

Sipas tij, kjo VKM favorizon dhe i hap rrugë ndërtimit të kullave në mes të Tiranës, duke pastruar paratë.

 

Të fundit