Flash News

Ditari i Opozitës

Vlora prej 4 ditësh pa ujë, Balliu:Pushtetarët lahen me shishe vere të Ergys Agasit

Vlora prej 4 ditësh pa ujë, Balliu:Pushtetarët lahen me shishe

Kriza e furnizimit me ujë në Vlorë ka sjellë reagime nga opozita, e cila akuzon qeverinë për indiferencë dhe arrogancë ndaj problemeve reale të qytetarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, denoncon mungesën e ujit prej 4 ditësh në një nga qytetet kryesore të vendit, ndërsa, sipas tij, pushtetarët jetojnë në luks dhe merren vetëm me mbrojtjen e interesave personale të kryeministrit.

Reagim i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Vlora prej katër ditësh është pa ujë, ndërkohë që pushtetarët lahen me shishe vere të Ergys Agasit.

Sot, Edi Rama, në podcastin e tij, nuk gjeti as dy minuta kohë për të folur për këtë emergjencë reale që prek mijëra qytetarë. Përkundrazi, u mor me AKSHI-n, me Agasin dhe me Lubinë, sepse halli i vetëm që ka është halli i tij personal.

Kjo është një qeveri që nuk merret me hallet e qytetarëve, por vetëm me një pyetje:

si ta shpëtojmë Edi Ramën nga burgu.

Shqiptarët janë lënë pa ujë, pa siguri, pa shpresë, ndërsa pushteti është i zënë duke mbrojtur veten.

Prandaj Shqipëria ka nevojë për një qeveri tjetër, një qeveri që merret me hallet e qytetarëve dhe jo me hallin e Edvinit.

Të fundit