Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi akuza Bashës: Mbylli kamerat në seli, për të fshehur lëndët kimike dhe njerëzit e armatosur

Vokshi akuza Bashës: Mbylli kamerat në seli, për të fshehur

Deputetja Albana Vokshi ka hedhur akuza të forta mbi kryedemokratin Lulzim Basha, sa i përket zhvillimeve që u pasuan në protestën e 8 janarit.

Në një lidhje direkte për studion e "Zona Zero", Vokshi u shpreh se Basha një ditë më parë dhe gjatë protestës, ka mbyllur kamerat e katit të dytë në mënyrë që të fshihte 'lëndët kimike dhe personat e armatosur' brenda selisë blu.

"Kanë qenë të mbyllura kamerat e katit të dytë dhe të tretë nga Basha për të fshehur njerëzit e armatosur dhe lëndët kimike. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kush i lejoi të futeshin këto persona? Nuk do të ketë protestë vetëm te selia, do të ketë protesta të tjera, është kërkuar nga anëtarësia që të bëhet protestë për të marrë selinë. Jemi në terren në bazë, me anëtarësinë, Basha së bashku me enturazhin e tij është mbyllur brenda selisë së PD-ës. Po punojmë për shkuar drejt Kuvendit të 22 marsit", deklaroi Vokshi.

Ndër të tjera, Vokshi shtoi se pas përjashtimit të Berishës fillimisht nga grupi parlamentar dhe më vonë nga PD, Basha dihet se është i aftë të bëjë gjithçka. Ajo shtoi se nuk i njeh vendimet e Kryesisë së PD-së, duke theksuar se anëtarësia e saj është shkarkuar me vendim të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

"Basha është i shkarkuar. Persona që kanë qenë në kryesi janë shkarkuar me vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, çdo vendim që pretendohet nga ana e tyre është nul. Nuk merrem me to,  kemi shumë punë për të bërë për një opozitë reale.  Basha është një deputet i thjeshtë, që nuk ka tagër të marrë një vendim ndaj një deputeti apo një anëtari të thjeshtë. Intriga apo mbledhje që organizohen në mes të natës më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Ai po bën më keq se Partia Komuniste e Enver Hoxha do ta kishte zili. Po bëhet për të mbuluar dhe mohuar dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së, që e kanë ndjekur prej 8 vitesh e kanë sakrifikuar për Lulzim Bashën prej disa vitesh", u shpreh Vokshi.

Të fundit