Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi bëri thirrje qytetarëve të rezistojnë ndaj shantazhit dhe dhunës së patronazhistëve

Vokshi bëri thirrje qytetarëve të rezistojnë ndaj shantazhit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë konferencës ‘Fuqia e Grave në Politikë’, komentoi zgjedhjet e 11 Majit dhe i bëri thirrje qytetarëve të rezistojnë ndaj shantazhit dhe dhunës së patronazhistëve. Ajo theksoi se Partia Socialiste po përdor gratë si numra dhe statistika, duke ironizuar për pasaportën evropiane, pas dështimeve të shumta të qeverisë.

Vokshi shtoi se gratë janë motrat e ndryshimit dhe duhet t’u jepet zë grave të pazëshme, atyre që luftojnë për jetesën e fëmijëve, që vuajnë nga kanceri, dhe që janë të frikësuara nga shantazhet e patronazhistëve. Ajo i ftoi qytetarët të besojnë se ka shpresë dhe që ndryshimi mund të vijë përmes votës.

“Na duhen programe të qëndrueshme për mbështetje të grave dhe familjeve. Pasi të fitojmë pas 11 majit, do të bëjmë të mundur ndryshimin. Rezistoni ndaj shantazhit e dhunës që po përdoret ndaj votës suaj”, u shpreh Vokshi.

Të fundit