Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi denoncon me foto nga QSUT: Kjo grua po merr serum e shtrirë në karriget e korridorit

Vokshi denoncon me foto nga QSUT: Kjo grua po merr serum e shtrirë në

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar gjendjen dramatike në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një qytetare shihet e shtrirë mbi një karrige metalike, me serum në dorë, pa shtrat dhe pa një dhomë.

Teksa publikon foto nga QSUT, Vokshi shkruan në rrjetet sociale se kjo situatë tregon se shëndetësia nuk mund të jetë luks apo fasadë, por duhet të jetë një shërbim jetik për çdo qytetar, duke kujtuar se pacientët nuk janë statistika, por qytetarë që përballen me një sistem të rënduar dhe të papërgatitur.

Statusi i plotë:

"Një nënë, një grua, një qytetare… e shtrirë në karriget e korridorit të Urgjencës në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, me serum në dorë, pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti.
Kjo është gjendja reale e shëndetësisë sot.
është një qytetare e sëmurë e shtrirë mbi karrige metalike, në pritje të një shërbimi bazik.
Shëndetësia nuk është luks.
Nuk është fasadë.
Është jetë.
Pacientët nuk janë statistika. Janë prindërit tanë, janë motrat tona, janë njerëzit tanë.
Kjo situatë kërkon reagim, kërkon përgjegjësi, kërkon ndryshim.

 

Të fundit