Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Vokshi dhe Mediu ndjekin nga afër zgjedhjet presidenciale në SHBA
Përfaqësuesit e opozitë deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu ndodhen në Californi për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ditën e parë ata patën rastin të ndiqnim nga afër fushatën të Kongreswomen Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.
"U takuam me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Californinë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar të Partisë Republikan, me të cilin diskutuam për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet gjeneralit kryesor të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën, Kongresin e SHBA.
Z John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberalen të majta me drogën dhe vjedhjen e cila ka krijuar një situatë të papranueshme në Californi, ai deklaroj se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin", shkruan Vokshi në rrjetet sociale.