Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Ilir Beqaj para tre ditësh mori tenderin e radhës

Vokshi: Ilir Beqaj para tre ditësh mori tenderin e radhës

Deputetja demokrate dhe njëherazi kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, deklaroi se para tre ditësh Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës.

“Qëllimi jonë është që të ndihmojmë edhe SPAK-un. GJKKO e ka kthyer mbrapsht dosjen në SPAK për të thënë heto Ilir Beqajn, sepse Beqaj ka rol shumë herë më të madh dhe ka shkaktuar dëm shumë herë më të madh sesa ata që janë në burg.

Ndërkohë Ilir Beqaj shëtit nga mëngjesi në darkë në gjithë rrugët e Tiranës dhe vazhdon merr tendera. Para tre ditësh, Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH Plus, 320 milionë lekë”, tha Vokshi.

Të fundit