Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Kemi informuar Spiropalin për marrjen peng të 'Sterilizimit' nga mazhoranca, po mohojnë ekzistencën e opozitës

Vokshi: Kemi informuar Spiropalin për marrjen peng të

Kryetarja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Albana Vokshi dhe deputeti Petrit Vasili kanë dalë sot në një konferencë për mediat për punën e komisionit. 

Vokshi ka treguar dhe shkresat që i ka dërguar kryeparlamentares Elisa Spiropali me shkeljet që janë bërë nga anëtarët e mazhorancës dhe kompetencat që ata marrin në kundërshtim me ligjet e vendit.

Vokshi tha se mazhoranca ka marrë peng komisionin dhe se mbledhjet që mbahen nga Plarent Ndreca, janë nul.

"Në datën 11 i kemi dërguar Spiropalit një shkresë ku e kemi informuar me problematikat që ka hasur Komisioni Hetimor dhe me uzurpimin e drejtimit nga ana e mazhorancës. I kemi kërkuar drejtueses së Parlamenti që të zëvendësojë anëtarët e komisionit hetimor që janë përfaqësues të mazhorancës.

Komisioni Hetimor nuk preket nga përjashtimet që janë marrë në seancën parlamentar, pasi është ngritur për një qëllim të caktuar dhe janë shkelur afatet dhe pas pak ditësh të përfundojë pa 75 % të pranisë së deputetëve të opozitës. Ky komision nuk e kryen detyrën që duhet dhe mbledhjet janë nul.

I kemi kërkuar që të marrë masa disiplinore ndaj sekretarit të përgjithshëm për shkeljet që janë bërë. Kryetarja e kuvendit nuk ka marrë asnjë masë dhe prej një jave nuk ka përgjigje. Ata po thërrasin mbledhjet kur në fakt është kryetari që thërret dhe drejton mbledhjen por ata janë të vendosur që të mohojnë ekzistencën e opozitës", u shpreh Vokshi.

Të fundit