Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Kemi nisur takimet me grupin e Bashës, bashkimi i PD-së vetëm përmes votës

Vokshi: Kemi nisur takimet me grupin e Bashës, bashkimi i PD-së

Deputetja demokrate, përfaqësuese e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi deklaron se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës kanë nisur me grupin tjetër të demokratëve për të bashkuar PD-në.

E ftuar në Syri.tv, Vokshi shtoi se bashkimi i Partisë Demokratike mund të ndodhë vetëm përmes votës.

"S'më pëlqen fjala negociatë se shpeshherë përkthehet në pazar. Nuk duhet pazar, bashkimi të ndodhë përmes parimit të shenjtë që është vota. Minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës. Duke u treguar modest, të mirëpritur janë të gjithë për të bërë propozime. Nuk do mbajmë mëri për asgjë.”-tha Vokshi.

Të fundit