Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi-Manastirliut:Numri i nxënësve analfabetë ka shkuar në 67-68%

Vokshi-Manastirliut:Numri i nxënësve analfabetë ka shkuar në

Deputetja Albana Vokshi ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin se ku kanë përfunduar miliona euro të alokuara për teknologjinë dhe digjitalizimin, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Vokshi duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu theksoi se situata kërkon një hetim të thelluar për mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve dhe përmirësime të menjëhershme për të garantuar që çdo fëmijë shqiptar të ketë akses të barabartë në teknologji dhe arsim.

'Ku kanë vajtur fondet për digjitalizimin?  Raporti i Bankës Botërore pas pandemisë thotë se 80% e fëmijëve në zonat rurale nuk kanë patur akses online.

A jeni në dijeni të një gjetje tjetër të Bankës Botërore që thotë se më shumë se 30% e familjeve shqiptare nuk kanë patur as laptop as ipad, pa patur mundësi aksesin online. Ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro për IT dhe digjitalizim?', tha Vokshi.

Vokshi nënvizoi problemin e analfabetizmin në një shkallë të gjerë në vend.

Duke cituar shifrat e një raporti të Bankës Botërore, Vokshi theksoi se numri i nxënësve analfabetë funksionalë nga 50 % që ishte në vitin 2018, në vitet e fundit është rritur në 67-68%. Këto shifra sipas Vokshit, janë pasojë e mungesës së infrastrukturës në arsim.

"Numri i nxënësve analfabet funksional nga 50 % që ka qenë në vitin 2018, në vitet e fundit ka shkuar67-68% pikërisht prej pamundësimit të arsimimit në cilësië e duhur, në nivelin e duhur, me infrastrukturën e duhur të fëmijëve shqiptarë”, tha Vokshi.

 

Të fundit