Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Misioni faktmbledhës i PPE-së do paraqesë një raport në Parlamentin Europian

Vokshi: Misioni faktmbledhës i PPE-së do paraqesë një raport

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi zbardhi detaje nga takimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Në një lidhje live nga Brukseli në SYRI TV, ajo tha se Partia Popullore Europiane do të sjellë një mision faktmbledhës në Shqipëri, pas kërkesës së kryedemokratit Berisha dhe se ky mision do të përpilojë dhe një raport. 

Forcimi i karteleve të drogës dhe organizatave, dhe mbështetja që u ka dhënë Edi Rama, të cilin në këmbim e kanë ndihmuar për të fituar zgjedhjet, ky rrezik tashmë është kthyer në një rrezik edhe për Europën.

Influenca e krimit në Shqipëri, të forcimit të karteleve të drogës dhe grupeve kriminale, që më së shumti e kemi ndjerë në këto zgjedhje se sa, në zgjedhjet e tjera, ka ngritur alarmin edhe në Europë dhe Parlamentin Europian.

Ne sot kemi pasur takime të shumta dhe nesër do të vijojmë takimet, jo vetëm me PPE-në, por edhe me grupe të tjera në Parlamentin Europian.

Kur ua tregon europarlamentarëve, drejtuesve të institucioneve të ndryshme, apo dhe miqve tanë në Europë atë që ka ndodhur në Shqipëri në këto zgjedhje, është krejtësisht e pabesueshme, krejtësisht e papranueshme.

Ndaj pas kërkesës së kryetarit të PD, Sali Berisha i cili shpjegoi se si, janë blerë votat, duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet bonueseve të pensionistëve, ndërmjet 138 licencave të kanabisit, dmth drogë për vota.

Disponojmë mijëra fakte, dosje të tëra, foto, video, dëshmitarë, sigurisht dhe pranimi nga ana e PPE-së e kërkesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha ishte i menjëhershëm. Ai u tha që, të sjellin një mision dhe të shikojnë të gjitha faktet, të takojnë të gjithë faktorët në Shqipëri dhe në fund të misionit të përpilohet një raport që i paraqitet PPE-së, e cila sigurisht duke pasur këtë raport, mund të bëjë një rezolutë për të ua paraqitur jo vetëm kongresit apo asamblesë së PPE-së, por për ta shtyrë edhe më tej në Parlamentin Europian’, tha deputetja e PD-së, 

Të fundit