Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Në dy konçensione në shëndetësia ka mbi 200 mln euro abuzime

Vokshi: Në dy konçensione në shëndetësia ka mbi 200

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi tha se ky komision është një instrument shumë i rëndësishëm në duart e opozitës.

“Një pjesë e madhe e kolegëve socialistë janë bërë si plastelinë, i ka vendosur në rrjesht Edi Rama. Ne do të vazhdojmë luftën derisa të na plotësohen të gjitha kërkesat. Edi Rama në mënyrë të njëanshme ndryshoi ligjin për Komisionet Hetimore, duke vendosur pengesa. Kanë vendosur filtra, që nëse nuk voton mazhoranca, ne prsh nuk mund të marrim informacione apo dokumente. Kanë hartuar një ligj për të na penguar në çdo hap”, tha Vokshi në Syri tv. 

Ajo shtoi se dy koncensionet, ai i check up dhe sterilizimi ka mbi 200 mln euro abuzime për shkak të fryrjes së kostove.

“Ilir Beqaj ka vendosur firmën kudo, në komisionin e dhënies së tenderit ka vënë kushëririn e tij të parë, ka firmosur në çdo hap.

Ogerta Manastirliu nuk është hetuar ashstu siç duhet nga SPAK, por të gjitha janë bërë me miratimin apo me urdhërin e Edi Ramës. Ai e ka mbrojtur sterilizimin, duke e ditur sa abuziv që ishte ky koncension. Janë dy konçensioni që vlejnë mbi 200 mln euro, që mund të bëheshin te publiku, nëse do të investohej. Janë 200 mln euro para të abuzuara, që mund të shkonin për kurat e ilaçet që qytetarët nuk i marrin, për spitale modern, për rritje pagash e pensionesh”, tha Vokshi. Ajo tha se në listën e dëshmitarëve është që nga Edi Rama dhe vijon me të tjerë zyrtarë.

"Ne nuk bëjmë hetim penal, nuk kemi asnjë konkurencë me SPAK, pavarësisht se nga socialistët mund të përdoret kjo gjë, meqë SPAK po e heton një prej koncensioneve", tha Vokshi.

 

Të fundit