Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi në mbledhjen e Iniciativës së Evropës Qendrore: Ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia

Vokshi në mbledhjen e Iniciativës së Evropës Qendrore: Ku

Depuetja e PD, Albana Vokshi ishte pjesë e mbledhjes së Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) e mbajtur sot në Romë.

Në fjalën e mbajtur, Vokshi theksoi ndër të tjera se Shqipëria ka probleme të demokracisë, sundimit të ligjit, korrupsionit, krimit të organizuar, kontrollit dhe balancave, rolit të dobët së mbikëqyrës të parlamentit, probleme me zgjedhjet jo të lira bazuar në raportet e fundit të raporteve të OSBE/ODIHR. 

Ajo shtoi se aty ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia. 

"Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e rradhës se Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) theksova:
- falenderova Parlamentin Italian për organizimin e tre mbledhjeve të komisioneve, shumë të dobishme për shkëmbimin e pikëpamjeve vizionare dhe konstruktive në forcimin e rolit të nismës së CEI;
- mbështesim plotësisht rekomandimet e mbledhjeve të konventës së CEI;
- Shqipëria mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës. Mirëpresim vendimin e Komisiinit Europian për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Shqipëria mban qëndrim të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit ukrainas.
- Rolili i parlamentit është shumë i rëndësishëm. Forcimi i balancimit të pushteteve, roli kontrollues dhe mbikëqyrës i parlamentit është vendimtar.
- Pas më shumë se një dekade, janë bërë hapa shumë zë vegjël në drejtim të procesit të integrimit i cili duhet të jetë një proces i bazuar në merita. Institucionet qeveritare duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Por ka raste që edhe pas plotësimit të të gjitha detyrave, përgjigja është: nuk është koha tani. Duhet bërë më shumë.
- A i kemi kryer ne detyrat e shtëpisë siç duhet? A është gjithçka perfekte në vendet tona??
Jo!!
- Shqipëria ka probleme të demokracisë, sundimit të ligjit, korrupsionit, krimit të organizuar, kontrollit dhe balancave, rolit të dobët (ose mungesës) së mbikëqyrës të parlamentit (mungesë e kontrollit dhe balancave), probleme me zgjrdhjez jo të lira (bazuar në raportet e fundit të raporteve të OSBE/ODIHR);
Por nëse BE e lë hapësirën bosh, të tjerët, që nuk kanë të njljtat interesa apo qëllime, do ta pushtojnë këtë haplsitë;
- Vendet e BE nuk mjafton të kontrollojne listën e gjatë të ligjeve që miratohen, dokumentet që shkruhen, strategjitë që diskutohen etj...që shumë shpesh përfundojnë në një proces shumë burokratik;
- Shqiptarët janë në zemër të Evropës dhe meritojnë të jenë pjesë e saj;
- Aty ku nuk mbështetet demokracia, ngrihet autokracia;
- Kjo është arsyeja pse, është e nevojshme t'ju kemi në krahun e qytetarëve, të ndihmoni në forcimin e demokracive dhe jo të autokracive. Të kemi demokraci funksionale dhe jo stabilokraci;
- Ne kërkojmë ndihmën e vendeve anëtare të CEI për anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE në bazë të meritës", shkruan Vokshi në një postim në rrjetet sociale. 

Të fundit